Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Mediat franceze: Shqiptarët po shesin drogë në autostrada, në kufirin me Hollandën

Lapsi.al 11 March 2018
Mediat franceze: Shqiptarët po shesin drogë në autostrada,

Grupet kriminale shqiptare kanë gjetur një metodë të re për trafikimin e drogës. Kështu ka zbuluar nëpërmjet një investigimi televizioni francez TF1. Në këtë kronikë thuhet se rruga të cilën kanë zgjedhur ata për të trafikuar drogën është veriu i Francës nga ku duhet vetëm 2 orë për të shkuar në Holandë dhe mbi të gjitha nuk ka kontrolle kufitare.

“Trafikantët kërkojnë për turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Metoda e tyre është kjo: Gjatë udhëtimit me makina me shpejtësi të lartë, dalin nga dritarja e mjetit dhe propozojnë një katalog të tërë të drogës. Këta janë ndihmësit e grupeve shumë të fuqishme mafioze shqiptare dhe turke”, thotë televizioni francez TF1.

Trafikantët udhëtojnë me makina të shpejta duke u dalë përpara udhëtarëve të tjerë, të cilëve u tregojnë në ecje e sipër llojet e drogërave që ata disponojnë. Nuk mungojnë as shpejtësitë e larta për t’u shpëtuar ndjekjeve nga policia thuhet më tej.

Por pas zbulimit të kësaj metode të re autoritete e të paktën tre shteteve, Francës, Holandës, Belgjikës kanë shtuar partrulla të veçanta nëpër këto autostrada në kufijtë mes të tre shteteve.

Forcat speciale pas një hetimi kanë zbuluar se është krijuar një lloj droge e re tepër e rrezikshme. Këto grupe kanë ngritur një laborator për prodhimin e një droge të veçantë në një fshat të Holandës, bëjnë me dije hetuesit.

Po ashtu është zbuluar edhe emërimi i kësaj droge e cila quhet “droga e kristaltë”, drogë e cila është vlerësuar si shumë e dëmshme. Frymëzimi për këtë drogë të dëmshme thuhet në kronikën e TF1 mund të jetë frymëzuar nga filmi “ Breaking Bad”. Po ashtu në kronikë thuhet se kjo lloj droge ka hyrë në sasi të mëdha në Francë.

Të këshilluara

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i ...

18:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI