Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Jozefina Topalli beson lobistin amerikan Nick Muzin: Paratë në offshore i kaloi Basha!

Lapsi.al 11 March 2018
Jozefina Topalli beson lobistin amerikan Nick Muzin: Paratë në

Jozefina Topalli është e sigurtë që paratë në kompanitë offshore i kaloi Lulzim Basha. Madje sipas saj, me këtë çështje po vendoset me pa të drejtë një njollë e errët mbi Partinë Demokratike, megjithëse vendimi ka qenë i Lulzim Bashës dhe jo i forumeve.

“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore. Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së, të sqarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar, në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Çfarë janë këto firmat offshore dhe pse nuk i koordinojnë shifrat, ndryshe i paraqet shifrat kompania Muzin dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, vendos një pikëpyetje të madhe dhe dyshime të errëta.

Të vendosësh mbi PD-në re kaq të zeza për para që s’ua dimë burimin, është imediate, nuk ka pse t’i hedhë baltë tjetër PD-së, Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë” tha Topalli në një intervistë për Radio Shkodra.

Të këshilluara

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i ...

18:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI