Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Rama i kërkon Arta Markut të thërrasë në prokurori Bashën

Lapsi.al 11 March 2018
Rama i kërkon Arta Markut të thërrasë në prokurori

Momentin kur Lulzim Basha u kap gafil në me fjalët e veta në emisionin Opinion për ç'ka dinte për Biniatta Trade, Edi Rama e përdori në një video-montazh, ku ironizon kreun e PD-së.

Por mes deklaratave të montuara të Lulzim Bashës, Rama i kërkon publikisht Arta Markut që pas Arben Ristanit, të marrë në pyetje Lulzim Bashën.

"Eshtë koha për t'u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt BE-së" shkruan Rama që dërgon një mesazh të qartë për kryeprokuroren që caktoi dhe votoi vetë në krye të organit të akuzës.

Deri tani është thirrur në prokurori Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm në PD që ka dëshmuar në lidhje me deklarimin e lobistit amerikan Nick Muzin, sipas të cilit është paguar 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike, para këto të padeklaruara në KQZ.

Të këshilluara

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i ...

18:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI