Flash

Kryemadhi: Ministres së Drejtësisë i shkarkuan burrin për vjedhje...

Lapsi.al 29 January 2018
Kryemadhi: Ministres së Drejtësisë i shkarkuan burrin për

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri një akuzë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ekstradoi financierin e Habilajve, Nazer Seiti, në drejtim të Italisë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Kryemadhi tha se edhe bashkëshorti i ministres është shkarkuar nga detyra për vjedhje.

“Ekstradimi i financierit të Habilajve është skandal i madh. Dhe parlamenti i 18 dhjetorit ishte një nga skenat më të turpshme, prandaj për mua reforma në drejtësi ka rënë qëkur shkoi Arta Marku në zyrën e Kryeprokurorit dhe me skandalin e ekstradimit të financierit të Habilajve, ky është skandal i madh.

Ne kemi një ministre Drejtësie që është më shumë një zëdhënëse shtypi e Edi Ramës, ajo ka një të kaluar aspak të mirë, burri saj është pushuar nga Drejtoria e Tatimeve për vjedhje.

Normal sjellja e saj kaq arbitrare me ekstradimin, nuk e dija dhe pastaj është më mirë të ekstradohet te drejtësia italiane, tregon se është e kapur shërbimi më flagrant që mund t'i bëhet grupit të Habilajve dhe shpëtimit të Saimir Tahirit", - u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI