Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Greqia përgënjeshtron Shqipërinë: 'Çështja çame' nuk ishte pjesë e bisedimeve, bie ndesh me dialogun që ka nisur

Lapsi.al 29 January 2018
Greqia përgënjeshtron Shqipërinë: 'Çështja

Ministria e Jashtme greke ka përgënjeshtruar zyrtarët shqiptarë që flasin për përfshirje të çështjes çame në bisedimet Greqi-Shqipëri. Ndonëse nuk i referohet me emër ndonjë zyrtari konkret, Atina zyrtare e mohon se është diskutuar për këtë çështje dhe i bën thirrje Shqipërisë që të 'mos ngrejë çështje që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që po zhvillohet’.

Më poshtë deklarata e plotë.

Përgënjeshtrojmë në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për gjoja përfshirje të “çështjes çame” në bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Gjithësesi, një gjë është dëshira e palës shqiptare për ta shtruar këtë çështje, dhe një gjë krejt tjetër që kjo çështje të pranohet për bisedim. I bëjmë thirrje palës shqiptare që të mos ngrejë çështje që bien në kundërshtim me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që po zhvillohet. Një dialog i cili ndihmon, falë përpjekjeve të të dyja palëve, në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare, dhe ka dhënë rezultate me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt tanë.

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI