Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Si duhet ta lexojnë Basha e Kryemadhi protestën e 27 janarit” 

Lapsi.al 29 January 2018
“Si duhet ta lexojnë Basha e Kryemadhi protestën e 27

Ish-ministri, Besnik Mustafaj, deklaroi se liderët e opozitës duhet të dinë si ta lexojë protestën e 27 janarit, edhe pse ajo i tejkaloi pritshmëritë.

Sipas Mustafajt, prania e mijërave shqiptarëve në atë miting nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje ndaj Lulzim Bashës, por më tepër lexohet si pakënaqësi ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Kritiku i Bashës u shpreh se kryedemokrati dhe liderët e tjerë opozitarë duhet të kuptojnë se vetëm nëpërmjet një programi të vërtetë politik mund të vazhdojë kjo frymë proteste.

“Prania e shumë dhjetra mijëra shqiptarëve në atë miting tregoi një pakënaqësi të përgjithëshme ndaj Ramës. Rama duhet ta shohë këtë gjë si një përhapje të madhe që ka shoqëria shqiptare ndaj tij. Por unë kam frikë se nga Basha dhe lidershipi i opozitës nuk do të mundet ta lexojnë drejt. Prania e aq njerëzve s’do të thotë detyrimisht mbështetje për ta. Unë jam njeri që e kam kaluar shumë kohë nëpër protesta. Unë e di si është një njeri i ardhur ne shesh se protesta e tij do të realizoj një kërkesë të tij. Kjo shpresë mund të ringjallet përmes një programi të vërtetë politik. Shpresoj që Basha dhe krerët e opozitës ta kuptojnë. Unë qëndrova tek dy kullat. Takova shumë protestues. Siç ju thash të gjithëve na ka ardhur shpirti në majë të hundës kjo qeveri. Shpresa dhe ajo që mungonte në protestë nuk ndërtohet në një ditë. Le të shpresojmë që do të jetë një vazhdim serioz”, - tha Mustafaj në “News 24”. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI