Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Ekstradimi i dyshimtë në Itali i financierit të Habilajve, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Lapsi.al 29 January 2018
Ekstradimi i dyshimtë në Itali i financierit të Habilajve,

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për mënyrën se si u ekstradua në Itali Nezar Seiti, për fatin e të cilit katër institucione pretendojnë se nuk kishin informacion se ai po hetohej nga Krimet e Rënda, e për këtë arsye ai nuk duhej të largohej nga Shqipëria. Por, megjithëse çelja e hetimeve për Nezar Seitin ishte gjatë muajve të fundit një fakt i deklaruar botërisht në media, nuk dihet ende se si do të justifikohen gjykatat, prokuroritë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve për këtë mungesë dijenie.

Edhe nëse të gjithë nuk kanë parë asgjë dhe nuk dinë asgjë për këtë hetim, në fakt pranë Ministrisë së Drejtësisë ekziston një sistem on line përmes të cilit verifikohet gjendja e kujtdo që është nën hetim.

Nga ana tjetër, siç thonë burimet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është institucioni i dytë që duhej të dorëzonte një informacion pranë Ministrisë së Drejtësisë, se për çfarë mbahej në paraburgim që prej tetorit 2017 shtetasi Nezar Seiti.

Për dorëzimin e vlonjatit burgjet duhet të informonin se nga njëra anë ai ishte në paraburgim për llogari të hetimeve të nisura nga Krimet e Rënda dhe nga ana tjetër, sepse kërkohej edhe nga italianët.

Institucioni i tretë, që është Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, gjithashtu nuk i ka kryer siç duhet funksionet e saj, përderisa duhet të koordinonte të dhënat për këtë shtetas mes institucioneve, siç janë dy prokurori, ajo e Krimeve të Rënda dhe e Tiranës. Të fundit që po verifikohen nga Prokuroria e Durrësit janë vetë prokurorët, përderisa rezulton se në vendimin që Top Channel disponon, prokurorja e Tiranes deklarohet pro ekstradimit, pasi sipas saj nuk rezulton të ketë hetim ndaj Nezar Seitit. Ky fakt pohohet dy muaj pasi pak metra më tej, Krimet e Rënda kishin nisur hetimet ndaj tij.

Por, edhe prokurorët e Krimeve të Rënda të dosjes “Habilaj-Tahiri”, ku ishte pjesë edhe Nezar Seiti do të jenë nën verifikim, përsa kohë edhe vetë avokati mbrojtes i Seitit, Detar Hysi ka depozituar një kallëzim.

Në këtë shkresë, avokati njofton Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se duhet të vihen në lëvizje pasi shtetasi Seiti po ekstradohet. /TCH

Të këshilluara

McAllister: Gjeni vrasësit e Ivanoviç!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vra...

15:11

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI