Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vota për 'Jeruzalemin' në OKB, PD-LSI bashkë kundër Ramës: Mocion për debat në Kuvend dhe miratimi i një rezolute

Lapsi.al 29 January 2018
Vota për 'Jeruzalemin' në OKB, PD-LSI bashkë

Votimi i Shqipërisë në OKB pro rezolutës që kundërshtonte vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, rikthehet sërish në vëmendje të debatit politik në vend. PD dhe LSI kanë kërkuar një mocion për debat në Kuvend dhe miratimin e një rezolute. Nje nga pikat e rezolutes se PD-LSI , eshte shqetesimi i madh “nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se”.

PD-LSI kerkon zyrtarisht nga Qeveria plotesimin e tre kerkesave si me poshte:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017. Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute. Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

REZOLUTA.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote.

Duke qene te vetedijshem per rolin e pa zevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon.

Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.

Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.

Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone.

Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme

Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.

Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.

Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.

Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.

Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se.

Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.

Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

I kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

Të këshilluara

McAllister: Gjeni vrasësit e Ivanoviç!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vra...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI