Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Surprizat që do të ndodhin në seritë e ardhshme të "Sulltanesha Kosem"

Lapsi.al 29 January 2018
Surprizat që do të ndodhin në seritë e ardhshme të

"Sulltanesha Kosem", është kthyer në një serialet që mban shqiptarët të gozhduar para televizionit. Seriali turk transmetohet në televizionin Klan, me protagonisten kryesore Berenn Sat.

Perandori do të përjetojë edhe vdekjen e të ëmës, sulltaneshë Handanit, dhe Dervish Pashait, ku ky i fundit do të ekzekutohet pasi zbulohet se ishte ai që kishte vrarë perandorin e mëparshëm, të atin e Ahmetit. Seriali pritet qët ë sjellë surpriza së seritë e ardhshme, ku më kryesore do të jetë vdekja e Perandorit Ahmet dhe marrja e fronit nga princi Mustafa. 
Do të jetë motra e Kosemit ajo që do të përdoren nga sulltaneshë Safija për ta helmuar dhe për ta çuar drejt vdekjes perandorin. Por vdekja e konkubinës Yasemin do të jetë tragjikë, pasi Kosem merr vesh që ajo është e motra e saj. Do të kalojë pak kohë dhe Mustafai do të hiqet nga froni i perandorisë osmane, edhe pse sulltanësha Halimeja dhe e motra, Dilruba do të përdorin të gjitha hiletë që të mos zbulohet sëmundja e tij. Por surpriza do të jetë rikthimi i princit të humbur të Sulltaneshë Safijes...Iskanderi, njeriu më besnik i perandorit, por që nuk e di që në venat e tij rrjedh gjak aristokratësh. Pas shumë intrigash për të marrë fronin, edhe Iskanderi do të vdesë, dhimbje që nuk do të përballohet nga e ëma Sulltaneshë Safija, e cila do të vetëhemohet. Vdekja e Ahmetit do të jetë një pjesë prekëse dhe sigurisht ata që e ndjekin do të qajnë pse jo.  
Sulltanesha Kosem do të luftojë fort dhe do t’ia arrijë që në fron të vendoset Osmani, princi që ajo e rriti si djalin e saj. Këtu do të nisë një epokë e re e sundimit të Osmanit, i cili është në fakt i rrethuar nga mjaft tradhtarë të cilët arrijnë ta çojnë drejt një vdekje barbare. 
Por më parë Osmani do të trondisë perandorinë me vrasjen e të vëllait Mehmetit. Kjo do të jetë dhimbja më e madhe për Kosemin.
Do të kalojnë 10 vite dhe seriali rinisë me perandorin Murat, djali pasardhës që Kosem e vë në fron pas vdekjes së Osmanit. 
Shumë personazhe do të vriten dhe seriali do të vazhdojë me një tjetër aktore protagoniste Nurgul Yesilcayy dhe aktorë të rinj./Pergatiti -Gazeta Express/
 

Të këshilluara

McAllister: Gjeni vrasësit e Ivanoviç!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vra...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI