Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

KQZ shpërndan paratë, këto janë milionat që përfiton secila parti

Lapsi.al 29 January 2018
KQZ shpërndan paratë, këto janë milionat që

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot fondin e parave për partitë politike për vitin 2018. Pjseën më të madhe e ka marrë natyrisht Partia Socialiste, e ndjekur më pas nga PD-ja, LSI-ja e me radhë deri tek LIBRA e Blushit apo PDS-ja e Milos.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”. KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekë, partive si më poshtë:

1) Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë

2) Partia Demokratike, 51.808.975 lekë

3) Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë

4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë

5) Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë

6) Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”.

Të këshilluara

McAllister: Gjeni vrasësit e Ivanoviç!

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vra...

15:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI