Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kotzias: Nuk ka 'çështje çame' dhe nuk është temë e diskutimit me Shqipërinë

Lapsi.al 29 January 2018
Kotzias: Nuk ka 'çështje çame' dhe nuk

“Nuk ka asnjë çështje çame dhe sigurisht që nuk është temë diskutimi mes dy palëve”. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në në një letër drejtuar deputetëve të opozitës greke, pas interesimit të tyre për bisedimet me Shqipërinë, nëse ka qenë apo jo cështja came pjesë e diskutimeve. 

Kotzias thotë se bisedimet “janë fokusuar në çështjet dypalëshe në të cilën ka pasur mosmarrëveshje apo ishin të lëna në harresë 70 vitet e fundit” dhe beson se ka pasur “progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane”.

Në të njëjtën kohë ka një “përmirësim të madh të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, e cila është “një rezultat i dialogut të hapur mes dy palëve” dhe “tani certifikuar edhe me akte konkrete”

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk e ka marrë në konsideratë cështjen came gjatë negociatave me Greqinë. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI