Flash

Koment / Etilda, ministrja bukuroshe që nuk e vë mendjen në punë

Lapsi.al 29 January 2018
Koment / Etilda, ministrja bukuroshe që nuk e vë mendjen në

As look-u modern dhe as buzëqeshja e çiltër nuk e kanë shpëtuar ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni, nga klishetë që kanë bërë të urryer në publik pjesën më të konsumuar të rilindasve. E vënë përballë presionit, për ekstradimin e jashtëligjshëm të financierit të bandës së Habilajve Etilda ka përdorur të njëjtat metoda dredhimi nga problem si kolegët e saj kanabistë. Në thelb ajo ka mbrojtur idenë se edhe po mos e ekstradonin Nezir Seitajn, opozita do ta akuzonte se nuk po i dorzojnë drejtësisë italiane, një njeri që do dëshmojë për të zbardhur çështjen.  “Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimaas italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”… Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone” ka thënë ajo.

Por përpara se të shpërndante si papagalle këtë tekst të shkruar në zyrat më të errta të komunikimit të pushtetit, përpara se të analizonte se si do të sillje opozita në një rast hipotetik, Etilda minister duhej të jepte një përgjigje të thjeshtë: si është ligji. A e lejon ai ekstradimin e një qytetari shqiptar drejt një vendi të huaj ndërkohë që hetohet për një çështje tjetër në Shqipëri? Për kaq duhet t’a vinte trurin në punë Etilda, përpara se të recitonte tekstin që i kishin vënë përpara.

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI