Flash

Bushati replikon me Kotzias: Ka ndryshim njohja dhe shprehja e mendimit për një çështje 

Lapsi.al 29 January 2018
Bushati replikon me Kotzias: Ka ndryshim njohja dhe shprehja e mendimit për

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se pas dy takimeve që zhvilloi me homologun e tij shqiptar nuk kishin diskutuar për çështjen çame, pasi ajo nuk ishte pjesë e axhendës, vjen reagimi i kryediplomatit shqiptar.

Bushati u shpreh se ministria e Jashtme greke shprehte opinionin e vet mbi çështjen në fjalë.

Ministri i Jashtëm shqiptar zbuloi edhe frikërat e pajustifikuara të palës greke kur ngrihet për diskutim çështja çame.

“Kur thonë që për ne nuk ekziston si çështje, kanë merak apo frikë të pajustifikuar për pretendime territoriale që nuk ekzistojnë për çështjen çame. Ne edhe në dokumente mes dy palëve e kemi konsideruar si çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut.” - tha Bushati.

“Keni dhe një ministër përball dhe një komision, (komisioneri Hahn) dhe ai konfirmoi se palët kanë referuar një dokument që është se të dyja palët këtë çështje ia kanë bërë të ditur edhe KE. Edhe po të lexosh deklaratën e ministrisë së Jashtme greke më tepër shpreh mendimin e vet. Një gjë tjetër është që të njohësh një çështje” – u shpreh Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.

Ditën e sotme Kotzias tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është diskutuar gjatë takimit që ka pasur me Bushatin.

“Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm” - ka thënë Kotzias, njofton gazeta greke ‘Kathimerini’.

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor të 2017-ës, dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI