Flash

Bushati optimist: Kotzias më tha se ligji i luftës është një relike

Lapsi.al 29 January 2018
Bushati optimist: Kotzias më tha se ligji i luftës është

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi sot se një nga çështjet ku është avancuar në bisedimet me Greqinë është ai i heqjes së ligjit të luftës mes dy vendeve.

Bushati u shpreh se nuk ka ende një datë se kur do të ndodhë kjo por se do të jetë e afërt.

Sipas Bushatit, homologu i tij grek, Nikos Kotzias, e konsideron ligjin e luftës si relike dhe absurd të së shkuarës.

“Për çështjen e ligjit të luftës ne kemi hap përpara shumë pozitiv. Kemi njohjen e kësaj çështje si një çështje problematike. Kotzias e ka konsideruar një relike, absurde të së shkuarës. Ne kemi kërkuar të shfuqizohet me një akt ekuivalent të së drejtës greke” - u shpreh Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.

I pyetur se si do bëhet kjo gjë, me dekret presidenti apo do çohet në parlament, ministri sqaroi se nga Shqipëria është kërkuar të shfuqizohet në një akt ekuivalent.

“Me një akt ekuivalent të së drejtës së brendshme greke. Nëse ligji shfuqizohet me një akt të ngjashëm me atë që është miratuar. Nuk bëhet as me marrëveshje. Jemi në një rrugë të sigurt të shfuqizimit të ligjit të luftës nga ana e autoriteteve greke. Nuk mund t’ju them datë por do jetë e afërt” - theksoi Bushati. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI