Flash

Atentati mafioz në Tiranë/ Kush ishte viktima dhe misteri i 2 armëve në vendngjarje

Lapsi.al 29 January 2018
Atentati mafioz në Tiranë/ Kush ishte viktima dhe misteri i 2

Një atentat i stilit mafioz ndodhi mbrëmjen e së hënës në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Viktima ishte Devi Kasmi, 41-vjeç. Ai u qëllua me 5 plumba pistolete në rrugën Kongresi i Manastirit.

Dëshmitarë okularë thanë se autori i kishte ngritur pritë në një rrugë të pandriçuar mirë dhe ku mungojnë kamerat e sigurisë. Ai mbante një skafandër në kokë ndërsa pak më tej një tjetër person e priste me motor. Sapo e ka qëlluar ai është larguar nëpër rrugica me motorin që e priste. Plumbat i kanë marrë menjëherë jetën 41-vjeçarit.

Burime të lapsi.al pranë grupit të hetimit thanë se Devi Kasmi ishte një emër i njohur për forcat e rendit. Pak kohë më parë ai kishte ndryshuar emrin nga Dëfrim në Devi. Ai ishte një nga personat e dyshuar për një vrasje të ndodhur në Tiranë dhe për këtë vijonin hetimet. Në vendin e ngjarjes u gjetën 2 pistoleta. Hetuesit dyshojnë se njëra është e viktimës dhe tjetra e autorit i cili mund ta ketë flakur atë pas krimit. Gjithsesi kjo do të verifikohet.

Policia ka dyshime se viktima ishte i përfshirë në aktivitete kriminale kohët e fundit. Në të gjithë zonën janë ngritur postblloqe policie për të identifikuar dhe kapur autorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI