Flash

Ekstradimi i financierit të Habilajve, një tjetër reagim qesharak nga Etilda Gjonaj

Lapsi.al 29 January 2018
Ekstradimi i financierit të Habilajve, një tjetër reagim qesharak

Të kapur gafil në shkelje të plotë të ligjit, nga qeveria vijnë reagime qesharake që tentojnë të justifikojnë ekstradimin drejt Italisë të Nazer Seitajt, financieri i Habiljave, i cili është nën hetim edhe  në Shqipëri. Së fundi në një reagim, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thotë se nëse do të refuzohej ekstradimi i Seitajt, kjo mund të cënonte bashkëpunimin me Italinë në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë ministrja që ka firmosur për këtë ekstradim, anashkalon me dashje vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që e ndalon ekstradimin e Nazer Seitajt, pasi është person nën hetim.

Le të supozojmë për një çast sikur drejtësia shqiptare ta dënojë Seitajn, atëhere Ministria e Drejtësisë do ta ekstradojë sërish nga Italia drejt Shqipërisë. Dyshimet janë, sikundër edhe pretendon opozita, se ekstradimi i Seitajt me urgjencë drejt Italisë, bëhet për të mbyllur në Shqipëri provat kundër Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Më poshtë deklarata e plotë e ministres Etilda Gjonaj.

Nezar Seitaj u ekstradua në Itali, në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësise italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombëtare. Ai sot është në duart e prokurorisë italiane. Por opozita vijon të konsumojë përditë energji për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorezua pikërisht drejtësisë italiane.

Organet e akuzës shqiptare nuk i pengon asgjë, përkundrazi kanë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për të bashkëpunuar me ato italiane me qëllim për të marrë dhe për të përfituar çdo informacion që do t'ju nevojitet për efekt hetimi.

Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do të përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Jam e bindur se nëse nuk do të ishte ekstraduar, kjo opozitë kaq haptaz e trembur prej reformës në drejtësi, do të thoshte “nuk i’a dorëzuan antimafias italiane, po e mbajnë këtu për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë”...

Kështu që në pamundësinë për të gjetur se cila do të ishte zgjidhja me e mirë për një opozitë që tenton të manipulojë edhe atëherë kur nuk ka, ne thjesht na mbetet të shpjegojmë me durim përmes fjalëve dhe tregojmë me këmbëngulje përmes veprave, se ligjshmëria është busulla e vetme që orienton vendimmarrjen tonë.

Të këshilluara

VIDEO nga vrasja para spitalit në Tiranë

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi ku u ekzekutua me gjashtë plumba 41-vjeçari Devi Kasmi. Trupi i viktimë është marrë nga një makinë morgu. Ngjar...

19:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI