Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sekretari organizativ i PD: Protesta më e madhe që kemi ka organizuar ndonjëherë, vazhdojmë edhe pas 27 janarit

Lapsi.al 26 January 2018
Sekretari organizativ i PD: Protesta më e madhe që kemi ka organizuar

Kur pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës ditën e nesërme, sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, foli për kërkesat e kësaj proteste. Ai, në News 24, u shpreh se pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha që PD ka zhvilluar madje shtoi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  mund të zbarkojnë qindra mijëra vetë. Bozdo tha se kjo protestë nuk bëhet në bashkëpunim me asnjë parti politike, por me qytetarët, dhe si qëllim kryesor është largimi i qeverisë së Ramës. Ai tha se PD do përdorë të gjitha mjetet që protesta të jetë paqësore. “

“T’i themi kësaj qeveri që nuk jemi dakort me ty, me shkatërrimin që i ke bërë institucioneve, me kriminelët që i mbajte si të parët e vendit, që bëre të largohen qindra mijëra shqiptarë. Nuk jemi dakort për mënyrën si po ecën ky vend. Nesër nuk votohet për opozitën, por opozita ka ftuar në shesh qytetarët, veçanërisht socialistët, me të cilët Edi Rama ka tradhëtuar besimin. Besoj se do jetë më e madhja që PD ka organizuar ndonjëherë, qindra mijëra do jenë. PD ka probleme të brendshme, si në çdo parti. Më 27 janar presim të ndodhi tubimi më i madh, PD nuk dorëhiqet nga kjo rrugë deri sa të gjehet një zgjidhje. Nuk duhet se çfarë skenari do të ketë pas datës 27, por di që PD nuk do tërhiqet nga vala e protestave,” - tha Bozdo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI