Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rrëfimi i të resë nga Laçi: I fejuari më mashtroi dhe më shndërroi në prostitutë

Lapsi.al 26 January 2018
Rrëfimi i të resë nga Laçi: I fejuari më mashtroi dhe

Një e re nga Laçi ka bërë një rrëfim për dhunën që i është ushtruar në kohën që ka ushtruar protitucion. Ajo tashmë është rikthyer sërish në vendlindje, pranë familjes e shoqërisë së saj. Historia e të resë nisi si një histori dashurie, por gjëra shumë shpjet morën tjetër rjedhë. I fejuari isaj e futi të renë në kurthin e prostitucionit duke u shndëruar në tutorin e saj.

Ajo ka rrëfyer makthin në një intervistë për Gazeta Shqiptare dhe për mënyrën sesi e trajtonin, si dhe rrugën e shpëtimit nga e gjithë kjo situatë. E quan veten me fat që ndodhet sërish pranë gjirit të familjes, por tregon se ka shumë vajza të tjera që shfrytëzohen e janë pjesë e rrjetit të prostitucionit, pa dëshirën e tyre.

“Unë kam lindur në Laç dhe aktualisht banoj po në këtë vend. Që në adoleshencë kam thurur ëndrra rreth djalit ideal që mendoja se do të ishte edhe bashkëshorti im, të krijoja një familje me të e të ecnim së bashku në rrugën e jetës. Dhe e gjeta…Nuk ishte dhe aq i bukur, as i shkolluar, siç e imagjinoja, por më bëri për vete me fjalët e bukura që thoshte. Mendoja se ishte i sinqertë dhe tmerrësisht i dashuruar me mua, të paktën ashtu kujtova në momentet që isha me të. Nuk mund të them se u tregova mendjelehtë, por as e zgjuar, pasi i besova pa masë dhe në fund u mashtrova e u zhgënjeva plotësisht.” – u shpreh ajo.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI