Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kryemadhi për protestën e opozitës: Nuk do të ketë dhunë, Xhafaj të bëjë kujdes me deklaratat

Lapsi.al 26 January 2018
Kryemadhi për protestën e opozitës: Nuk do të ketë

Pas takimit me Lulzim Bashës dhe aletatët e tjerë të opozitës, kryetarja e LSI-së ka dalë në një prononcim për mediat për protestën e ditës së nesërme. Ajo ëhstë shprehur se nesr nuk ka për të patur dhunë dhe se e vetmja dhunë mund të vijë nga provokatorët që do futen në protestë. Po ashtu Kryemadhi i ka bërë një thirrje ministrit të Brendshëm Xhafaj, që të këtë kujdes me deklarat që i lëshon policisë, pasi do të përballet me qytetarët. Ajo ëhstë shprehur se do të jetë një protestë madhështore dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

“Protestoni nesër me fëmijët tuaj sepse po krijohet një eksod. Nuk ka për të pasur dhunë. E vetmja dhunë do të jetë ajo e provokatorëve. Merrni telefona që të filmoni. I bëj thirrje që Fatmir Xhafaj të bëjë kujdes me deklarata që lëshon drejt policisë, përndryshe do të bërballet me qytetatrët. Do të jetë një protestë madhështore, do të marrin pjesë ehde ndërkmbëtarë seps eprotestojmë kundër Edi Ramës’’ – është shprehur Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI