Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mjekët shprehen për gjendjen e Aldison Belulit: Në koma të pakthyeshme

Lapsi.al 26 January 2018
Mjekët shprehen për gjendjen e Aldison Belulit: Në koma të

Të tjera detaje mësohen për gjendjen shëndetësore të Aldison Belulajt, i cili vrau me armë zjarri studenten e juridikut, Ariela Murati mesditën e të dielës në kryeqytet dhe më pas qëlloi veten, pasi 21-vjecarja refuzonte të lidheshin.

Gjendja e 23-vjecarit vijon të jetë e rëndë dhe sipas mjekëve kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme, ndërsa i riu mbahet në jetë me aparatura.

Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjecarit

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI