Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha zbardh drekën me ambasadorët: I pyeta a ka më shumë krim dhe drogë me Ramën kryeministër

Lapsi.al 26 January 2018
Basha zbardh drekën me ambasadorët: I pyeta a ka më shumë

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, ku ka folur për aktualitetin politik si dhe protestën e opozitës që është parashikuar për nesër. Basha tregoi se ditët e fundit ka konsumuar një dreke më dy ambasadorë të rëndësishëm, por e emrat e tyre nuk ka preferuar t’i bëjë publike. Ai tha se gjatë bisedës me ambasadorët është diskutuar problemi i krimit dhe drogës në vend.

“Isha në drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm në vendin tonë. Në një përqasje pak më ndryshe i pyeta më thoni haptazi: A keni më pak a më shumë krim qëkur është Edi Rama kryeministër të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve tuaja? A keni më pak apo më shumë drogë, a keni më pak apo më shumë emigracion të paligjshëm? Jemi në një situatë ku shqiptarët brenda vendit përballen me një kaos të vërtëtë. Ju e patë 11 shpërthime me dhjetëra viktima sepse rendi dhe siguria kanë rënë, janë shpartalluar. Dhe s’mund të jetë ndryshe. Jemi në një situatë ku ekonomia është në gjendje falimenti po rrënohet ditë për ditë. Me shifrat zyrtare që janë të manipuluara dhe ne do japim prova javën e ardhshme për gjithë botën se si i manipulojnë shifrat Edi Rama që është vepër penale por me shifrat e tyre zyrtare kane falimentuar 50 biznese ditë për ditë vitin e kaluar. Dhe kjo vazhdon edhe këtë vit me një ritëm më të pershpejtuar. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë ne depresion, të gjithë duan të largohen”– u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI