Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha: Pakti me Ramën shmangu luftën civile, ndërsa me LSI-në...

Lapsi.al 25 January 2018
Basha: Pakti me Ramën shmangu luftën civile, ndërsa me

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në emisionin “Opinion” se marrëveshja e 18 majit me kryeministrin Edi Rama u bë për të shmangur luftën civile.

“Unë në maj bëra diçka që shmangu luftën civile. Siç bëra dy vjet përpara kur nuk kishte ligj dekriminalizimi dhe tërhoqa kandidatin tim vetëm sepse kisha vendosur një standard. Ky nuk i tërhoqi edhe pse i tha SHBA, dhe i ka akoma. Njërin e ka kryetar bashkie. Unë me Ramën nuk përputhemi”, - tha Basha.

I pyetur nëse bashkëpunimi me LSI-në është prolog i një aleance të mundshme edhe për zgjedhjet e ardhshme, bashaj dha këtë përgjigje: “Asgjë nuk mund të them për aleancat për zgjedhjet e ardhshme, por mund të them që opozita është e bashkuar në një vendim dhe një qëllim: largimin e Edi Ramës”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI