Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Përplasje LIVE mes Vangjelit dhe Bashës: Jeni mallkim! Të paaftë! Grabitës!

Lapsi.al 25 January 2018
VIDEO/ Përplasje LIVE mes Vangjelit dhe Bashës: Jeni mallkim! Të

Ka pasur një moment tensionimi debati në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku përballë gazetarëve në një lidhje direkte ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ky i fundit i ka kërkuar analistit Lorenc Vangjeli të flasë më seriozisht, pasi “është ulur në të njëjtin vend ku dje u fol për vjedhjen e 700 milion dollarëve të ARMO”. Por kaq ka mjaftuar që Vangjeli të reagojë ashpër duke i thënë se edhe ai është po aq fajtor në atë vjedhje.

“Jeni të gjithë mallkimi i këtij vendi. Të gjithë bashkë jeni, të paaftë jeni. Jeni grabitës”, - i ka thënë Vangjeli- Bashës ndër të tjera. Ndiqni përplasjen në emision:

http://www.dailymotion.com/video/x6dp42j

 

Të këshilluara

Rama takim kokë më kokë me Vuçiç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi është zhvilluar gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës.  “Davos - Me...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI