Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Skandali me ekstradimin e financierit të Habilajve, Etilda Gjonaj fajëson Prokurorinë që i çoi vetëm një vendim

Lapsi.al 25 January 2018
Skandali me ekstradimin e financierit të Habilajve, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, me firmën e së cilës është ekstraduar drejt Italisë financieri i Habilajve, shtetasi Nezar Seiti, ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku sqaron procedurën e dnjekur. Ajo thotë se nuk kishte dijeni për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që e ndalonte ekstradimin e tij. Për këtë ministrja e Drejtësisë fajëson Prokurorinë që nuk i ka cuar vendimin të zbardhur. Nërkohë askush nuk sqaron absurdin sesi Nezar Seiti u gjukua paralelisht në dy Gjykata njëkohësisht; Në Gjykatën e Tiranës dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të cilat kanë dhënë dy vendime të ndryshme. Ministrja Gjonaj përdor vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për të firmosur ekstradimin e financierit të Habilajve, ndërsa injoron vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që e ndalon këtë ekstradim. Më poshtë reagimi i plotë i ministres Gjonaj.

"Ministria e Drejtësisë në reagim të lajmeve të publikuara sot, lidhur me ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, sqaron se janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale. Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhrit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Ministria e Drejtësisë në datë 24.10.2017, i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve.

Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës të datës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në perputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Të këshilluara

Rama takim kokë më kokë me Vuçiç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi është zhvilluar gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës.  “Davos - Me...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI