Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama i hakërrehet komentuesit: Hap veshët para se të hapësh gojën

Lapsi.al 25 January 2018
Rama i hakërrehet komentuesit: Hap veshët para se të hapësh

Pas takimit të Edi Ramës sot me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në Davos, komentuesit i shkruajnë në Facebook se ai duhet të guxojë diskutojë me homologun çështjen çame dhe jo disa eshtra të ushtarëve grekë në Shqipëri.

Kaq ka mjaftuar për Ramën që t’i hakërrehet komentuesit duke i thënë se nuk e ka idenë se për çfarë po flet dhe se duhet të flasë për gjëra të cilat nuk i kupton.

“Kështu që merru me gjërat që kupton dhe përpara se sa të flasësh për ato që s’kupton, hap librat e lexo dhe hap veshët e dëgjo përpara se sa të hapesh gojën.” – i përgjigjet kryeministri një komentuesi në Facebook.

Replikat e Edi Ramës me komentuesit:

Komentues 1: Duket se i paske shkuar për qejfi Tsipras se ata nuk të japin gjë jo. Qamët guxove ti përmendësh?

Edi Rama: Nga duket apo nga dylbitë e tua largpamëse dhe shkruhet çam jo qam, se është njësoj si te të quajnë ty Gjevdet e jo Xhevdet???? Mos u ngut Xhevdet dhe mos e lër gojën të flasë para mendjes e mendjen të punoje e palidhur me realitetin e fakteve???? Shëndet e mbarësi

Komentues 2: Pse nuk e merr Guximin për diskutimin e çështjes çame të cilët janë masakruar në trojet e tyre por diskutoni çështjen e eshtrave e disa ushtarëve grek

Edi Rama: Ti nuk di çfarë flet sepse nuk ke asnjë ide po veç zhurmë kazani në vesh, pre ato që thua! Kështu që merru me gjërat që kupton dhe përpara se sa të flasësh për ato që s’kupton, hap librat e lexo dhe hap veshët e dëgjo përpara se sa të hapesh gojën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI