Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shihni grabitjen spektakolare të pikës së këmbimit valutor në Levan, gjithçka në vetëm 12 sekonda (VIDEO)

Lapsi.al 25 January 2018
Shihni grabitjen spektakolare të pikës së këmbimit valutor

Të martën pasdite dy persona të maskuar me kapuça, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë arrijnë që në vetëm 12 sekonda të realizojnë grabitjen. Njëri nga grabitësit u drejton dy punonjësve të befasuar armën ndërsa tjetri kapërcen banakun dhe xhamat dhe merr prej arkave andej xhiron ditore të biznesit privat.

E gjitha skena është xhiruar nga kamerat e sigurisë ndërsa policia e Fierit ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve të cilët u futën në pikën e këmbimit të parave në një moment kur nuk kishte asnjë klient, raporton TCH.

Sipas policisë grabitësit kanë arritur të marrin një shumë prej 50 mijë lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ata dyshohet të jenë ndihmuar edhe nga një person i tretë i cili i priste jashtë me një automjet. Dyshohet që autorët të jenë banorë të zonës ndërsa policia po vijon hetimet.

Të këshilluara

'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë ...

15:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI