Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shpërthen Berisha në Kuvend: Duan t'iu mohojnë gjakun dhe mishin, ngrihuni ta shembim këtë regjim

Lapsi.al 25 January 2018
Shpërthen Berisha në Kuvend: Duan t'iu mohojnë gjakun dhe

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje të forta në parlament këtë të enjte, me një sërë mesazhesh për shumë shtresa të Shqipërisë. Berisha i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë, prindërve të tyre, të varfërve, atyre që janë larguar nga vendi, të përndjekurve politik e ish pronarëve, që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar, ditën e shtunë.

Berisha është shprehur se tashmë ka ardhur koha që e gjithë Shqipëria të ngrihet dhe shqiptarët të shembin regjimin e Noriegës, Edi Rama. Berisha i ka cilësuar të majtët si bastardë të ish-komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha.

“Të duhet të ngriheni sot fuqishëm, që të shembim këtë regjim. Thirrja ime është për të varfërit shqiptarët që kanë vetëm një perspektivë, largimin dhe vetëm largimin... por Shqipëria është toka e Zotit dhe juve nuk ju largon Shqipëria, por qeveritarët që kanë tmerr nga ju, ndaj dhe ngrihuni, kthehuni dhe t’i godasim këta, Noriegë, që kanë si detyrë e mision vjedhjen. Të përndjekur politik, ju që keni qenë në 26 vite baza e revolucionit demokratik, ngrihuni sot! Tani dalin këta bastardë e thonë se tani ne nuk i njohim dëmshpërblimet. Pavarësisht se çfarë keni vuajtur nëpër burgje, ky që premoi se do ta përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve, tani do të heqë 12 mijë nga ju nga skema e dëmshpërblimeve... duan tju mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisknikë, të cilët ranë në kampet e etërve të tyre, sepse ishin elitë e kombit. Bashkohuni me ne pronarë e ish pronarë, sepse sot Edvin Kristaq Rama....” –tha Berisha para se Gramoz Ruçi t’i ndërpriste fjalën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI