Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ahmetaj dhe Tabaku shkëmbejnë akuza në Kuvend për varfërinë

Lapsi.al 25 January 2018
Ahmetaj dhe Tabaku shkëmbejnë akuza në Kuvend për

Edhe seanca e sotme plenare ka patur përplasje me deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ai i cili ka replikuar sot me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në Kuvend. Ndërsa Tabaku akuzoi qeverinë se po rrit varfërinë në vend, se nuk po kompenson pronarët dhe ish-të përndjekurit, ministri Ahmetaj e kundërshtoi me shifra.

“Sot 290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim, hanë një herë në ditë. Ndërkohë e keni ulur me 43 mijë persona numrin e të përndjekurve politikë që përfitonin pagesë”, - u shpreh deputetja Tabaku.

Nga ana e tij, ministri Ahmetaj tha se jo vetëm që varfëria e papunësia janë ulur, por edhe ish-të përndjekurit e pronarët e vjetër kjo qeveri është e vetmja që është vënë në lëvizje.

“Në 2012 ishin dy kategori që këta i kanë vënë me ngjyrë, pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit, pikërisht këta politika juaj la pa asnjë lekë. Tani ka mbetur kësti i tetë i të gjallëve, ua ka dhënë kjo partia komuniste që nuk i deshte, kjo i paska paguar të gjitha paratë këtyre cent më cent. Qeveria e PS vendosi 50 mln dollarë që t’i kompensojë denjësisht, por nga podiumi i PD dalin emocione çadrash. Jeni bërë qesharakë, vini këtu dhe thoni është rritur varfërua, po u rrit mes viteve 2008-2012. Papunësia është ulur me 4 pikë, nuk është rritur, nuk është ulur mjaftueshëm por ishit ju që e rritet. Sipas BB-së varfëria arriti kulmin në vitin 2012”,- u shpreh ministri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI