Flash

Pengu i motrës së Arielës: Ma vrau para syve, s'munda të bëj asgjë...!

Lapsi.al 25 January 2018
Pengu i motrës së Arielës: Ma vrau para syve, s'munda

Nw polici, Boreta Murati ka treguar se Aldison Belulaj e kishte kërcënuar Ariela Muratin mw herwt, duke i thënë se nuk do të merrte njeri tjetër përveç tij. Por pavarwsisht kwrcwnimeve, as vajza dhe as familja e saj nuk kishin bwrw denoncim nw polici. Kështu mësohet të ketë dëshmuar ditën e ngjarjes Boreta Murati, motra e studentes 21-vjeçare, që u vra në sytë e saj.

“E vrau para syve të mi dhe nuk munda të bëja dot asgjë. Ne nuk e dinim që ai ndodhej në Tiranë atë ditë. As ata të shtëpisë nuk na kishin thënë asgjë. Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se nuk merrte njeri tjetër veç tij. Por ne nuk kishim bërë ndonjë ankesë në Polici, asnjëherë”, ka deklaruar motra e viktimës para oficerëve të Policisë Gjyqësore, shkruan “Panorama”.

Motra dhe kushërira e Ariela Muratit kanë qenë dëshmitare të krimit të rëndë, që ndodhi të dielën në Tiranë. Të tri vajzat kanë qenë bashkë, duke ecur në trotuarin para Universitetit të Mjekësisë, kur kanë takuar në rrugë autorin e ngjarjes, Aldison Belulaj.

Ky i fundit ka ndaluar duke i kërkuar Arielës që të sqaronin diçka bashkë vetëm për pak minuta. Vajza ka pranuar, ndërsa motra dhe kushërira e saj kanë ecur vetëm pak hapa më larg duke i lënë që të flisnin vetëm.

Por, menjëherë, mes tyre ka nisur një debat, që ka zgjatur jo më shumë se 60 sekonda. Në këtë kohë, 23- vjeçari Belulaj ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një pistoletë dhe ka qëlluar një herë në kokë 21- vjeçaren.

Menjëherë ka kthyer armën nga vetja, duke tentuar edhe vetëvrasjen. Dy vajzat janë afruar për t’i ardhur në ndihmë Arielës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, dëgjohen thirrjet dëshpëruese të motrës së viktimës, që kërkon ambulancën. “Thërrisni ambulancën… thërrisni ambulancën”, dëgjohen thirrjet me ngashërima të motrës së viktimës, ndërsa në video duken dëshmitarë të rastit, që përpiqen t’i vijnë në ndihmë duke parë nëse vajza ka shenja jete apo jo.

Të këshilluara

Aleksis Cipras: Turqia, një fqinj agresiv

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras deklaroi sot në forumin ekonomik që po zhvillohet në Davos se partnerët europianë nuk mund të jetojnë gjithmonë me sfida ...

22:15

Rama në Davos me njerëzit e gabuar (FOTO)

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Davosit, ku ndër të tjera zhvillon takime edhe me udhëheqës të ndryshëm shtetesh. Por ajo që bie në sy është fa...

19:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI