Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Nëse dëshiron Serbia mund ta pushtojë brenda 3 orësh Mitrovicën”

Lapsi.al 24 January 2018
“Nëse dëshiron Serbia mund ta pushtojë brenda 3 orësh

“Nëse dikush në Prishtinë, Bruksel apo Uashington mendon që me forcë ta marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të dëbojë serbët të cilët janë aty shumicë absolute, ata duhet të dinë se ushtria serbe për vetëm 3 orë, mund të arrijë në Mitrovicën e Veriut dhe të dalë në urën mbi lumin Ibër”, - thotë analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski.

Ai shprehet se Prishtina padyshim ka ambicien me anë të aparatit represiv të saj të "pushtojë" veriun e Kosovës, duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e bëri të qartë se kjo nuk do të jetë e mundur.

“Ata janë të fiksuar që veriun e Kosovës ta fusin nën kontrollin e tyre. Kjo teori qëndron pasi donin të përdorin vrasjen e fundit për të dërguar ROSU-në atje”, - vlerëson Lazanski. Lazanski thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe ka elaboruar plane për çdo rrezik potencial, madje edhe për një krizë të mundshme në Kosovë.

Të këshilluara

Rama në Davos me njerëzit e gabuar (FOTO)

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Davosit, ku ndër të tjera zhvillon takime edhe me udhëheqës të ndryshëm shtetesh. Por ajo që bie në sy është fa...

19:57

Kthehen sërish në Shqipëri 51 azilantë

Policia e Shtetit bën me dije se vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm. Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riat...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI