Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vidhnin artikuj ushqimorë, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Lapsi.al 24 January 2018
Vidhnin artikuj ushqimorë, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Policia gjermane, të hënën ka arrestuar dy shtetas shqiptarë (25 dhe 26-vjeçar) dhe një maqedonas 28-vjeçar, të dyshuar për plaçkitje të artikujve ushqimorë për fëmijë. Hetimet i ka ndërmarrë policia gjermane, shërbimi për krime (LKA 26).

Një detektiv përgjegjës i një zinxhiri të barnatoreve në Hamburg, ka vëzhguar se si tre persona kanë vjedhur në tre barnatore të ndryshme. Me këtë rast, ai ka informuar policinë, duke siguruar daljen nga barnatorja.

Gjatë përpjekjes për të dalë nga barnatorja me çanta të mbushura me mall të vjedhur, oficerët e policisë ndërhyjnë dhe i arrestojnë, shkruajnë mediat gjermane. Nëpër çanta janë gjetur pluhur qumështi në një vlerë prej rreth 390 eurosh, të cilat i janë kthyer pronarit. Sa i përket vjedhjeve paraprake, bëhet fjalë gjithashtu për pluhur qumështi, ka pohuar detektivi që i ka vëzhguar.

Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar. Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani. Hetimet janë në rrjedhë e sipër deri në ndriçimin e plotë të rastit, pasi dyshohet se ata mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale./ina

Të këshilluara

Kthehen sërish në Shqipëri 51 azilantë

Policia e Shtetit bën me dije se vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm. Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riat...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI