Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aeroporti që do të ndërtojë njeriu i Erdogan në Vlorë, Gjiknuri: Do jetë më i madh se ai i Rinasit

Lapsi.al 24 January 2018
Aeroporti që do të ndërtojë njeriu i Erdogan në

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri gjatë një konference për shtyp dha më shumë detaje rreth aeroportit të ri që pritet të ndërtohet në Vlorë. Sipas tij për këtë investim janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit. Sipas tij aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit. 

“Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti. Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibiliteti të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut”, u shpreh ministri Damian Gjiknuri. 

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga një prej kompanive të afërta me presidentin turk Erdogan. 

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI