Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Denoncimi/ Shteti detyrohet ta blejë energjinë nga inceneratorët për 15 vjet

Lapsi.al 24 January 2018
Denoncimi/ Shteti detyrohet ta blejë energjinë nga inceneratorët

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar shpikjen e një takse të re që ai e ka quajtur taksa e plehrave. Me anë të një deklarate për mediat, Malltezi, solli një vendim të Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ku thuhet se "bizneset që do të gjenerojnë energji nga plehrat do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet".

"Ja, edhe pika 10 ku thuhet se “Skema financohet nga një “taksë”, e ashtuquajtura detyrim i shërbimit publik (ndaj Operatorit të Shpërndarjes), të cilit i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjise prej pjesës së biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar dhe shitur në treg”.

Çfarë do të thotë kjo me fjalë më të thjeshta dhe më të kuptueshme?

Kjo do të thotë se skema financohet me taksën që detyron OSHEE-në të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me çmimin që do të përcaktojë po Edi Rama dhe Arben Ahmetaj në Entin Rregullator të Energjisë.

Kjo do të thotë se, jo vetëm që Rama dhe Ahmetaj po marrin 178 milionë euro nga taksat tona për 3 inceneratorët që do të djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër, por ata kanë vendosur “taksën e plehrave,” që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete!" u shpreh Malltezi, që denoncoi edhe fshehjen e kontratave të inceneratorëve të tjerë, veç atij të Elbasanit. Kontratat sipas tij nuk janë publikuar ende në buletinin e Agjensisë së Prokurimeve Publike dhe në Fletoren Zyrtare

 

"Këto përbejnë vepra penale, sepse shteti po nxjerr 74 milionë euro para publike në vit, pa botuar fare kontratat, duke i konsideruar si sekret shteteror!

Në një vend ku drejtësia nuk kontrollohet nga kryeministri, kjo dosje do të përbënte prioritet të prokurorisë. Por në këtë vend ku është prishur busulla morale, PESHKU I MADH PO PESHKON PESHKATARET!" tha Malltezi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI