Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kryeprokurorja Arta Marku ndyshon strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme

Lapsi.al 24 January 2018
Kryeprokurorja Arta Marku ndyshon strukturën e Prokurorisë së

Krryeprokurorja e përkoshme Arta Marku sapo ka marrë detyrën ka bërë shumë lëvizje në këtë institucion. Ajo e ka ndryshuar pothuajse krejtësisht strukturën dhe mënyrën e drejtimit të Prokurorisë nga Adriatik Llalla. Ndërkohë, mësohen detaje të reja nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Struktura e re do të përbëhet nga 4 drejtori.

Konkretisht Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve, Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë, dekriminalizimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Drejtoria e Inspektimit.

Marku gjatë këtyre ditëve si kryeprokurore ka zhvilluar disa takime me vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që njëherësh ka marrë dhe disa vendime duke realizuar ndryshimet në disa prokurori në rrethe dhe institucionin qëndror.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI