Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Habit Elisa Spiropali: Do të doja që Jozefina Topalli të ishte në Parlament

Lapsi.al 24 January 2018
Habit Elisa Spiropali: Do të doja që Jozefina Topalli të ishte

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, deputetja e PS, Elisa Spiropali është shprehur se do të donte që ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli të ishte në akoma parlament.

Ajo tha se që kur Ruçi është bërë kryetar parlamenti të gjithë duhet të shkojnë në orar.

“Kjo e vonesës nuk mund të ndodhë. Që kur Gramoz Ruçi është bërë kryetar parlamenti ne e dimë të gjithë që duhet të shkojmë në orar. Unë nuk kam qenë në kohën e ‘zheleve përjashtë’. Në fakt do të doja që autorja e këtyre fjalëve të ishte në parlament sot. Përtej shakave do të doja të ishte në parlament z. Topalli, “ - tha Spiropali, e ftuar në emisonin ‘Ditë e Re’.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI