Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Video/ Pamje nga vendi ku iu vu tritol 34-vjeçarit në Gjirokastër, pistat e hetimit të policisë

Lapsi.al 24 January 2018
Video/ Pamje nga vendi ku iu vu tritol 34-vjeçarit në

Këto janë pamjet nga vendi ku ndodhi një atentat me tritol në Gjirokastër, ku i plagosur mbeti një 34-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Dunavati i dytë’ në qytetin e gurtë. Shënjestër e atentatit me tritol që tronditi Gjirokastrën ishte 34-vjeçari Gentjan Liti, banues në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Ai ka mbetur i plagosur lehtë në kokë. Mësohet se policia po heton në disa pista, mes tyre edhe atë për çështje pronësie.

Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që po i bëhet Gentjan Litit. Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Ngja shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës. Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ato mund të kenë lidhje me aktivitetin tregtar të Gentjan Litit, çështje pronësie apo ndonjë konflikt tjetër.

Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë furgonit të tij, tip ‘Benz’ me targa GJ 8067 A, në pronësi të tij, konkretisht poshtë parafangos së pasagjerit. Në momentin e atentatit makina ishte parkuar pranë banesës së Litit, ku aty ishin edhe 5 anëtarë të tjerë të familjes. Gentjan Liti është një kasap i njohur në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa biznesi i tij është vendosur në zonën muzeale të qytetit. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=cpl9WitXr_g&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI