Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Rezart Taçi shfaqet në Opinion dhe nxjerr bllof Edi Ramën

Lapsi.al 24 January 2018
Rezart Taçi shfaqet në Opinion dhe nxjerr bllof Edi Ramën

Dështimin me ARMO-n dhe nxjerrjen në rrugë si të papunë të mbi 1 mijë e 200 naftëtarëve të Ballshit, kryeministri Edi Rama ia faturoi privatizimit të dështuar të bërë në kohën e Berishës nëpërmjet Rezart Taçit.

Rama ishte në një lidhje direkte nga PS me naftëtarët e Ballshit, kur e quajti “kriminal” privatizimin, duke thënë se për Rezart Taçin "nuk e dimë ku është".

“Privatizimi i ARMO-s ishte kriminal, jo i gabuar apo i dështuar, por kriminal. Ne e kemi ngritur zërin, por nuk po i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë, por për të thënë se si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre, që sot thërrasin për të drejtat tuaja, “operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”, prandaj ne praktikisht morëm një të vdekur që duhej ringjallur.

Nga pikëpamja e pronarit, pronari i ARMO-s është banka, nuk është as shteti, as ai që e privatizoi, që ju e dini, nuk e dimë ku është. Është banka” u tha Rama naftëtarëve.

Por Rezart Taçi u shfaq në Opinion natën e së martës në një lidhje telefonike. Taçi tha se kishte paguar rregullisht rrogat e punëtorëve, detyrimet shtetërore dhe se nuk ishte i dënuar nga asnjë vendim gjykate në Shqipëri.

Taçi shpjegoi se ARMO do të vazhdojë të dali me 3 milion dollarë humbje në muaj për shkak të ligjeve bllokuese dhe industrisë së vjetër që përdorte rafineria. Siç la të kuptohet Taçi, për privatizimin nuk ka asnjë hetim apo dënim nga autoritetet shqiptare.

Deklarata nxjerr bllof kryeministrin Edi Rama, i cili etiketimet "kriminale" dhe padijen për vendndodhjen e Taçit po i përdor për t'i bërë bisht premtimeve që iu bëri naftëtarëve se investitori i fundit ishte "serioz" dhe se ata do të merrnin rrogat e prapambetura.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI