Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO/ Balilët fitojnë përballjen e parë me shtetin

Lapsi.al 23 January 2018
FOTO/ Balilët fitojnë përballjen e parë me shtetin

Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykaten Administrative për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike.

Këta urdhra me numër rendor 9, 10, 11 dhe 12 janë të firmosur nga Çako me 17 dhjetor 2017 pasi familjarët e të kërkuarit Balili ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit “Antimafia”.

Por, vëllezërit e Balilit, që përfaqësojnë kompanitë e policive private kërkojne shfuqizimin e këtyre vendimeve me argumentin se janë të pabazuara në ligj.

Burime të Top Channel thanë se gjatë një seance paraprake me objekt sigurimin e padisë, Gjykata Administrative e Tiranës i ka pezulluar urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm, Çako derisa çështja të përfundojë në themel.

Në argumentet e gjykatës është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive, por edhe fakti që institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të aseteve pasurore të familjarëve të lidhur me Balilin. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe resorti Santra Quaranta në Sarandë.

Për të gjitha pasuritë e sekuestruara, vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka kundërshtuar në Apelin e Krimeve të Rënda vendimin e sekuestros dhe kërkon zhbllokimin e pasurive.

Argumenti kryesor i familjes Balili është se asetet pasurore janë fituar nga biznesi dhe se nuk ka arsye përse janë objekt hetimi, sipas ligjit Antimafia.

Por, gjyqi në Apelin e Krimeve të Rënda po shtyhet prej javësh, ndërsa Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor.

Dosja hetimore ndaj tij vijon gjithashtu të jetë nën hetim në pritje të përgjigjjeve të disa letërporosive nga Greqia.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI