Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studentët protestojnë sot para Kryeministrisë për përgjysmimin e tarifave të studimit

Lapsi.al 24 January 2018
Studentët protestojnë sot para Kryeministrisë për

Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës do të protestojnë sot para Kryeministrisë, për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit. Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

Përfaqësues të "Lëvizjes për Universitetin", të cilët kanë mbledhur firma në çdo fakultet, thonë se në peticionin që studentët do t'i dorëzojnë sot kryeministrit Rama janë tre kërkesa ekonomike që prekin të gjithë studentët.

Kërkesat e studentëve:

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI