Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Taçi akuzon ish-ministrin Bode: Ai e falimentoi ARMO-n

Lapsi.al 24 January 2018
Taçi akuzon ish-ministrin Bode: Ai e falimentoi ARMO-n

Biznesmeni Rezart Taçi bëri një dalje të beftë publike mbrëmjen e së martës në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”. Ai u përpoq të sqarojë cilat ishin arsyet e falimentimit të kompanisë ARMO. Taçi tha se gjatë menaxhimit të tij para se ta shiste aksionet te kompania azere, ARMO punoi vetëm 6 muaj në 5 vjet dhe ai i ka paguar të gjithë borxhet dhe detyrimet.

“Gjatë gjithë 5-vjeçarit nuk është akumuluar asnjë detyrim, përveç disa muajsh sigurime shoqërore. Nuk janë paguar vetëm 170 milionë kur u ble, por edhe 230 milionë të tjera për të mbajtur bashkëpunëtorë pa punë. Rafineria e Ballshit, humb 3 milionë dollarë në muaj” – tha Taçi duke bërë një akuzë të fortë edhe për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.

“Se çfarë ka bërë ky zotëri e dini më mirë ju sesa unë. Janë bërë disa ligje, ndoshta edhe nga ky ministër që ajo industri të mos punojë dhe që ajo industri të dalë me humbje. Janë bërë shumë ligje. Nuk janë aplikuar ligje që respektojnë standardet ndërkombëtare. Janë aplikuar ligje që ajo të mos punojë dhe të dalë me humbje. Ndoshta nuk ka ekspertizë në institucionet shtetërore për të bërë ligjet e duhura” - akuzoi Taçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI