Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arta Marku largon nga puna eksperten kontabël që “fundosi” Mark Frrokun

Lapsi.al 24 January 2018
Arta Marku largon nga puna eksperten kontabël që “fundosi”

Pas lëvizjes së prokurorëve të komanduar dhe të emëruar, Arta Marku ka kaluar në lëvizjet dhe largimet nga puna të punonjësve të prokurorisë.

Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme tha për Lapsi.al se "në shënjestër janë njerëzit që kanë punuar me Adriatik Llallën, pavarësisht rezultateve që kanë pasur më parë".

Kështu, nën justifikimin e ristrukturimit, Arta Marku ka larguar nga puna disa punonjës të emëruar ekspertë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndër të cilët edhe eksperten kontabël, Greta Drangu.

Kjo eksperte ishte pjesë e grupit që hetoi ish-deputetin Mark Frroku, i akuzuar për 4 vepra penale, përfshirë vrasjen dhe evazionin fiskal.

Në përfundim të gjykimit, Frroku u dënua me 6 vjet burg për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, me një vlerë mbi 2 milion euro. Shuma u zbulua në bazë të ekspertizës së kryer nga zonja Drangu, e cila sot është njohur me urdhërin e Kryeprokurores së Perkohshme për largimin nga detyra.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI