Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Nuk pagoi 8 milionë euro taksa, paditet Rezart Taçi

Lapsi.al 24 January 2018
Nuk pagoi 8 milionë euro taksa, paditet Rezart Taçi

Duket se problemet me drejtësinë të ish manjatit shqiptar të naftës, Rezart Taçi nuk kanë të përfunduar. Pasi mori pafajësinë 6 muaj më parë nga gjykata e Apelit për akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve, Prokuroria e Tiranës e ka dërguar sërish për gjykim Rezart Taçin për të njëjtat akuza.

Në fakt akuza është e njëjta pasi objekti është i ndryshëm. Kësaj radhe Taçi akuzohet se ka shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë Armo.

Sipas prokurorisë, shmangia e këtyre detyrimeve kap një vlerë që shkon mbi 8 milionë euro. Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe e ka dërguar në gjykim.

Një fakt i rëndësishëm që ka në dorë prokuroria kundër Taçit, është se në një kohë kur Armo nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, janë regjistruar tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Tanimë i takon gjykatës së Tiranës të vlerësojë hetimin e prokurorisë dhe argumentet kundër. Ashtu si edhe në procesin e parë, Rezart Taçi po gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi.

Ai u akuzua edhe nga autoritetet zvicerane për mashtrime me disa firma, por për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar këto procedura. Ish manjati i naftës Rezart Taçi, pa një rënie të lirë të të gjitha firmave që kishte krijuar në Shqipëri, pasi privatizoi Armo-n.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI