Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama zhgënjen me takimin e parë në Davos (VIDEO)

Lapsi.al 24 January 2018
Rama zhgënjen me takimin e parë në Davos (VIDEO)

Takimin e parë në Davos, në Forumin Ekonomik ku gjenden disa nga liderët më të fuqishëm botërorë, Edi Rama e pati me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

Nga pamjet që ka shpërndarë kryeministria duket se është një takim i sajuar me shpejtësi, pa përmbajtje dhe ku nuk është folur asgjë thelbësore.

Në video duket që ka ka një bisedë të shkurtër, pak sekonda mes Ramës dhe Michel, ndërsa në njoftimin zyrtar përsëritet një klishe e tipit: "Rama e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un"

Rama është në Davos bashkë me Ditmir Bushatin dhe Endri Fugën. Ndërsa bisedon me Michel, në xhaketën e Ramës bie në sy ylli me pesë cepa.

Takimi i shpejtë është zhvilluar në një cep të parehatshëm të ambjenteve në dispozicion të krerëve të shteteve, siç duket edhe në video.

https://www.youtube.com/watch?v=NnhBDkNHQjs&feature=youtu.be

Temë kryesore e forumit është "Një e ardhme e përbashkët, në një botë të ndarë". Pa diskutim që vizita e Trump merr vëmëndjen kryesore të forumit, por aty nuk mungojnë as liderë të tjerë si Merkel dhe Macron.

Mbetet për t'u parë nëse Rama do t'ia dalë të kapë një foto pranë emrave të mëdhenj kësaj radhe, apo përpjekjet do t'i dështojnë siç ndodhi në Samitin e NATO-s në Bruksel. Ne i urojmë suksese. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI