Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

DAVOS/ Maqedonia pranon të ndryshojë emrin e aeroportit “Aleksandri i Madh”

Lapsi.al 24 January 2018
DAVOS/ Maqedonia pranon të ndryshojë emrin e aeroportit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot se ka pranuar të ndryshojë emrin e aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, “Aleksandri i Madh”.

Kjo deklaratë erdhi pas përfundimit të takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, në Davos.

Ky ishte një kusht i parashtruar nga Greqia. Zaev u shpreh se qeveria që drejton është e vendosur në gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet me Greqinë.

“Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet “Miqësia”, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë në lidhje me emrin e Maqedonisë”, - njoftoi Zaev pas më shumë se tre orë bisedime me Aleksis Cipras.

Të këshilluara

Rama në Davos me njerëzit e gabuar (FOTO)

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Davosit, ku ndër të tjera zhvillon takime edhe me udhëheqës të ndryshëm shtetesh. Por ajo që bie në sy është fa...

19:57

Kthehen sërish në Shqipëri 51 azilantë

Policia e Shtetit bën me dije se vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm. Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riat...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI