Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ngjarje e rëndë në Tetovë, zjarri djeg nënën dhe 4 fëmijët e saj brenda shtëpisë

Lapsi.al 25 January 2018
Ngjarje e rëndë në Tetovë, zjarri djeg nënën dhe 4

Është konfirmuar se nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Tetovë kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj. Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrëfikësve që janë në kërkim të trupave.

Rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, i lindur në vitin 1940. Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Nëna Fatimja 39 vjeç, tre janë djemtë dhe vajza e saj raportohet se kanë mbetur të vdekur.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, që sipas pronarit i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë. Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

Të këshilluara

Aleksis Cipras: Turqia, një fqinj agresiv

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras deklaroi sot në forumin ekonomik që po zhvillohet në Davos se partnerët europianë nuk mund të jetojnë gjithmonë me sfida ...

22:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI