Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ikën në Itali i arrestuari i vetëm i dosjes "Habilaj" në Shqipëri

Lapsi.al 25 January 2018
Ikën në Itali i arrestuari i vetëm i dosjes "Habilaj"

Nazer Seitaj ishte i vetmi i arrestuar i dosjes Habilaj në Shqipëri. Ai u vu në pranga gjatë një operacioni në Babicë të Vlorës kur u gjetën disa tonelata kanabis që i përkiste këtij grupi kriminal.

Në Itali është arrestuar Moisi Habilaj bashkë me disa nga pjestarët e tjerë të bandës, shqiptarë dhe italianë.

Por ajo që bie në sy është se ndërsa prokuroria e Katanias e ka "blinduar" dosjen e saj me disa të arrestuar, në Shqipëri nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje.

Saimir Tahiri i shpëtoi burgosjes pasi Partia Socialiste bllokoi arrestimin me votë në parlament. Ish shefat e policisë të përfshirë në trafik droge arritën t'i shpëtojnë prangave, ndërsa Florian Habilaj i dyshuar si njeriu që garantonte komunikimin mes banditëve dhe politikanëve është në arrati.

Nezar Seiti njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, ndonëse ai asnjëherë nuk e ka pranuar përfshirjen e tij në të. Seitaj nuk foli asnjë fjalë përballë hetuesve shqiptarë por këmbënguli të ekstradohej në Itali.

Të këshilluara

Aleksis Cipras: Turqia, një fqinj agresiv

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras deklaroi sot në forumin ekonomik që po zhvillohet në Davos se partnerët europianë nuk mund të jetojnë gjithmonë me sfida ...

22:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI