Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha bën thirrje nga Kuvendi: Rama ndihet më mirë me kriminelët sesa familjarët e tij, dilni protestoni

Lapsi.al 25 January 2018
Basha bën thirrje nga Kuvendi: Rama ndihet më mirë me

Lulzim Basha u është drejtuar sot shqiptarëve me një thirrje të fortë nga foltorja e Kuvendit për të qenë të gjithë bashkë, pjesë e protestës së 27 janarit, para Kryeministrisë. Ai ka numëruar, sip as tij, disa nga dështimet dhe lidhjet me krimit që Rama ka.

“Doja shumë në këtë sallë të flisja për investime, por në vend investime nuk ka, investitorët janë përzënë me dajak nga banditët e Ramës për tju rrëmbyer pronat, kapitalin dhe janë zëvendësuar me kriminalet nga Shullazi te Lul Berisha me një qëllim. E vetmja politikë ekonomike është grabitja e pasurisë nga Rama dhe banda e tij, pasurim i Ramës mes grabitjes së aferës së inceneratorëve. Rendi dhe siguria janë në përkeqësim nga dita në ditë, banditët e linë të lirë rrugëve, po luftojnë nëpër rrugë e sheshe për të larë hesape e për të zgjidhur konkurrencën. Nëse nuk largohet Rama do prodhojë vetëm shkatërrim për vendin dhe familjet tuaja. Ky kryeministër ndihet më mirë mes kriminelëve sesa mes familjes së tij. Nuk mund tja lëmë në dorë fatin e fëmijëve. Ne kemi bërë diçka të qartë, është koha të bashkohemi, të ngrihemi e të qëndrojmë së bashku, si njerëz që i kemi jetët të lidhura me njëri-tjetrin, për një shoqëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, sado e korruptuar dhe në aleancë me krimin. Ju siguroj se nëse bëhemi mijëra në sheshet e vendit e keqja do largohet, nuk ka asnjë alternativë, e vetmja është forca e njerëzve që bëhen bashkë për të mirën, lirinë, dinjitetin, të ardhmen. Të gjithë pa përjashtim ejani të shtunën dhe deklaroni refuzimin, distancimin, mospranimin e të keqes, bashkohuni me mijëra të tjerë, për ti hapur rrugë një qeverie antimafia, ejani ta mundim mallkimin se nuk bëjmë dot Shqipëri si gjithë Evropa” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI