Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Taulant Balla provokon opozitën, pse del Berisha dhe Basha në protestë

Lapsi.al 25 January 2018
Taulant Balla provokon opozitën, pse del Berisha dhe Basha në

Taulant Balla shfrytëzoi një lajm që doli në disa media pranë qeverisë, sipas të cilave prokuroria dërgoi fletë-thirrjen për Shkëlzen Berishën në lidhje çështjen e CEZ. Mediat i referohen burimeve jo zyrtare dhe deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje, por Balla tha se kjo fletë-thirrje është arsyeja që Sali Berisha del në protestë ditën e shtunë në 27 Janar.

"Mediat thonë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur nga prokuroria për shpërdorim të detyrës nga babai dhe shndërrimit të të birit në ryshfetxhi dhe sot kur prokuroria kërkon të marrë në pyetje të birin, babai i tij kërkon të rrëzojë qeverinë" iu drejtua Taulant Balla demokratëve.

"Luli del në protestë për paratë e hotelit për Xhaferr Isufajn. Sepse kërkon dëmshpërblimin e hotelit. Sepse duhet të dini që ka një radhë për dëmshpërblimet" u shpreh Taulant Balla sërish duke i folur opozitës.

"Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI, po dilni, për drejtorët e LSI. Mos qeshni ju deputetët e PD-së, se për ato do dilni. Po. Për drejtorët e LSI-së" u shpreh Balla në parlament.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI