Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Top Channel hedh dyshimin: A po varroset çështja Tahiri në Itali?

Lapsi.al 25 January 2018
Top Channel hedh dyshimin: A po varroset çështja Tahiri në

Top Channel ka ngritur dyshime të forta për disa prapaskena që mund të jenë luajtur midis Tiranës dhe Romës për të shuar vëmendjen e italianëve ndaj dosjes Tahiri. Duke u nisur nga ekstradimi që televizion e konsideron si "surptizë" i atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seitit, Top Channel shtron pyetjen "se çfarë interesi mund të kenë tani italianët për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare për çështjen Habilaj-Tahiri.

Televizioni më i madh në vend që ndryshoi papritmas qendrim ndaj dosjes Tahiri e ka konsideruar ektradimin që mban firmën e ministres së drejtësisë si "ekstra-procedurial" dhe "që injoron vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin".

Në kronikën e transmetuar sot në lajmet e drekës citohen edhe  burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që shprehen se nuk janë në dijeni mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg. Zyra e shtypit e ministres së Drejtësisë shprehet se janë respektuar të gjitha procedurat për ekstradimin e Seitit, duke iu referuar një vendimi të dhjetorit të vitit të kaluar të Gjykatës së Tiranës që lejonte ekstradimin e tij.

"Ky është një rast i paprecedente, kur një person nën hetim dhe me masë sigurimi arrest me burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradohet për llogari të autoriteteve të huaja" transmeton TCH.

Emri i Nezar Seitit është regjistruar te Krimet e Rënda si i dyshuar bashkëpunëtor në grupin e Habilajve në të njëjtën kohë me emrin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, hetimet për të cilin ende vazhdojnë. Me marrjen në Itali të Nezar Seitit, ku prokuroria e Catanias po e heton së bashku me disa persona identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, televizioni pyet: "A do të kenë interes italianët të sjellin në Shqipëri informacione të dobishme për llogari të hetimeve shqiptare për dosjen Habilij-Tahiri"? ngre dyshimin TCH!

Të këshilluara

'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë ...

15:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI