Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Lapsi.al 25 January 2018
'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë takimit që dy kryeministrat patën të enjten, në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos.

Sipas burimeve qeveritare greke që citon agjencia vendase e lajmeve ANA-MPA, synimi i këtij takimi ishte hapja e rrugës për normalizimin e plotë dhe ngritjes në një nivel më të lartë, të marrëdhënieve dypalëshe, shkruan Ora News

Sipas të njëjtave burime, Greqia dhe Shqipëria janë të gatshme për një marrëveshje strategjike, e cila do të zgjidhë gjithë problemet kritike ndërmjet tyre dhe do të promovojë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit të tyre, me praninë edhe të ministrave të jashtëm, dy kryeministrat kanë diskutuar mbi pikat që mbeten deri në nënshkrimin e marrëveshjen, njoftojnë burimet qeveritare greke.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI